Ndoj rikthehet në Kombëtare: Më ka munguar shumë, konkurrenca në skuadër na bën mirë

Emanuele Ndoj është rikthyer në Kombëtare pas dëmtimit të pësuar pak muaj më parë. Paraditen e sotme, Ndoj ka dalë në konferencë për shtyp dhe ka folur për këtë grumbullim teksa pranon se i ka munguar shumë ekipi Kombëtar.

Kam qenë 3 muaj jashtë dhe tani kam nisur të stërvitem dhe luaj me ekipin. Tani jam më mirë sepse kam luajtur 2 ndeshje në Serie A. Mund të kem 70 minuta në këmbë dhe tani duhet të shohim në stërvitje. E di trajneri.

Më ka munguar Kombëtarja dhe do të jap gjithmonë 100% në fushë. Ka lojtarë shumë të fortë dhe i pashë para 1 muaji. Konkurrenca është e mirë në skuadër sepse të bën të japësh 100% për t’i treguar trajnerit se je gati dhe i bën mirë çdo lojtari.

Andorra? Ne jemi lojtarë të Kombëtares dhe mendojmë ndeshjen e radhës. Jemi përqendruar vetëm te Andorra.

Është ndihmë të kemi tifozë sepse i janë ekipit forcë dhe dua që të thërras edhe për ndeshjen në Elbasan sepse kemi nevojë kundër Andorrës. Më vonë mendojmë për Francën”, tha Ndoj. /VipSport.al/