Ndodh edhe kështu! Levante pa portier në ndeshjen e radhës, fajin e kanë zgjedhjet në Spanjë

Nëse jemi mësuar të shohim shpesh herë se futbollistët mungojnë për shkak dëmtim3esh ose shkaqesh familjare apo të tjera gjëra të kësaj natyre, ndryshe ka ndodhur këtë radhë në Spanjë te Levante. Portieri Aitor Fernandez nuk do të jetë pjesë e skuadrës për transfertën ndaj Atletik Bilbaos në fundjavë.

Ai punon si vëzhgues në komisionin e zgjedhjeve në Spanjë dhe në fundjavë do të ketë zgjedhje. Portieri është zgjedhur pikërisht si një nga vëzhguesit duke u bërë kështu një mungesë e rëndësishme e skuadrës spanjolle. Klubi i Levantes ka kërkuar leje nga Komisioni i Zgjedhjeve që të emërohet dikush tjetër në vend të portierit por kjo kërkesë është hedhur poshtë.

Ndërkohë, pritet që sot të ketë një tjetër kërkesë për të ndryshuar diçka por duket e vështirë. Si për ironi të fatit, Levante nuk e ka as portierin e dytë sepse është i dëmtuar dhe me shumë gjasa do të jetë portieri i tretë titullar në transfertën ndaj Bilbaos. /Erjon Allaraj-VipSport.al/