

Serxhio Porrini, krahu i djathtë i Edi Rejas në stolin e përfaqësueses shqiptare, është i bindur se Kastriot Dermaku ka gjithçka duhet për të vazhduar të luajë rregullisht me skuadrën e Parmës në Serinë A. Pakkush priste që mbrojtësi shqiptar të kishte një impakt të tillë në futbollin elitar italian pas shumë viteve të kaluar në kategoritë e ulëta.
Por Porrini e sheh atë si një futbollist të kompletuar për të luajtur në nivelet e larta. “Është padyshim gati për Serinë A. Me ne ka luajtur për herë të parë ndaj Islandës, e kishim parë që në periudhën kur luante te Kozenca se kishte cilësi të mëdha. Për ne ishte i rëndësishëm në mbrojtjen me tre lojtarë”, shpjegoi Porrini për “Radio Sportiva”.
Ai ka folur edhe për rrugëtimin e Shqipërisë, duke shpjeguar se vështirësitë e vërteta skuadra i kishte ndeshur vetëm në sfidat kundër Francës. “Nuk ishte e thjeshtë të kalonim grupin kualifikues, kishin përballë skuadra shumë të forta. Pavarësisht kësaj, kemi zhvilluar ndeshje të mira. Franca ishte ajo e cila më shumë se të tjerat na ka vënë në vështirësi”, shpjegoi ndihmësi i Rejas i cili pritet të vazhdojë pjesë e stafit kuqezi pas rinovimit. /vipsport.al/
more recommended stories
Goldi Halili e lumtur: Çunat më bën krenarë, kjo buzëqeshje duhej pas trishtimit!
Pas ndeshjes, për “Supersport”, ka folur.
Mërgjyshi vlerëson derbin: Apolonia ka mungesa, shkojmë për 3 pikët
Apolonia në pesë javët e fundit.
FOTO / Ultrasit e kuq s’ndalen, një tjetër baner mirënjohje
“Kufijtë janë në letër, por zemrat.
VIDEO / Risia e Policisë së Shtetit, derbi monitorohet “live”
Stadiumi “Air Albania”, sigurisht që ka.
Leave a Comment