Ndihmë për Shqipërinë, UEFA shpërndan mesazh në rrjetet sociale

Gjatë ditës së sotme, Federata Shqiptare  Futbollit ka shpërndarë në rrjete sociale kërkesën për solidaritet ndaj viktimave të tërmetit që ka rënë së fundmi në vendin tone. Institucioni i futbollit u kërkonte partnerëve ndërkombëtare që të jepnin kontributin e tyre për të kthyer disi në normalitet jetën e personavë të shumtë të prekur nga tërmeti.

Një mesazh i cili sot ka gjetur një aleat të fortë, UEFA-n, e cila po ashtu ka bërë të mundur që ky mesazh t’i shkojë një audience shumë më të gjerë. Kështu, nëpëmrjet profilit të saj në Tëitter, ajo ka shpërndarë mesashin e kërkesës për solidaritet.

“Jashtë futbollit, një mesazh i rëndësishëm nga Albania si pasojë e ngjarjeve tragjike të kësaj jave”, shkruante UEFA duke shpërndarë mesazhin e FSHF-së, ashtu siç bëri pak më vonë edhe Luis Figo, duke postuar faqen e internetit ku bëhen donacionet për të gjithë ata që vuajtën nga ky tërmet i rëndë. /vipsport.al/