Ndeshja përballë Anglisë, trajneri Bushi shpall listën e lojtarëve të grumbulluar

Shqipëria e 21-vjeçarëve do të luajë ndeshjen e radhës kualifikuese për europianin e kësaj grupmoshe më datë 15 nëntor. Kuqezinjtë do të presin Anglinë, ndërsa trajneri Alban Bushi ka shpallur edhe listën e lojtarëve të grumbulluar.

Bie në sy grumbullimi për herë të parë i Franklin Domit, i cili mbulon pozicionit e mbrojtësit dhe është pjesë e skuadrës angleze të QPR. Sakaq, po ashtu për herë të parë është thirrur edhe sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit, Indrit Tuci. Sulmuesi po kalon një formë të mirë në Kroaci dhe këtë sezon ka shënuar gola për ekipin tij, i fundit ishte në këtë javë që lamë pas.

Ndërkohë, nga kampionati shqiptar bie në sy portieri Harizaj i Apolonisë, mbrojtësi Ismailgeci i Tiranës, të përhershmit Kallaku dhe Mala, gjithashtu dy lojtarët e Laçit Xhixha dhe Shehu. Ndërsa, pjesë e listës është edhe sulmuesi i Bylist Erdion Qardaku.

/Egi Çabeli-VipSport.al/

Lista e lojtarëve të grumbulluar: