Ndeshja Juventus-Milan bën Kombëtaren të buzëqeshin, dëmtohet një nga yjet e Francës

Kombëtarja jonë do të luajë pas pak ditësh në stadiumin e ri ndeshjen kundër Francës. Në prag të këtij takimi, trajneri i Francës, Didier Deshamp ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar ku natyrisht nuk mungojnë yjet që luajnë me skuadrat më të mira në Europë.

Një ndër to është edhe Blais Matuidi i cili luan vazhdimisht në Serinë A me Juventusin, duke fituar edhe trofe të shumtë. Mesfushori ishte titullar edhe në mbrëmjen e djeshme mes Juventusit dhe Milanit, aty ku Matuidi u largua nga fusha i dëmtuar dhe po mbante dorën te pjesa anësore e barkut.

Mediat italiane raportojnë se nuk përjashtohet mundësia që Matuidi të ketë thyer një brinjë dhe për pasojë, nuk do të jetë as me Francën në ndeshjet e radhës. Matuidi mund të mungojë për Juventusin në përballjen e radhës në kampionat, aty ku bardhezinjtë udhëtojnë në transfertë delikate të Bergamos për të luajtur me Atalantën. /Erjon Allaraj-VipSport.al/