Ndeshja e sezonit në Vlorë, Birçe i ka të gjithë kundër Luftëtarit

Flamurtari luan ndeshjen më të rëndësishme jo vetëm të kësaj faze, por ndoshta një takim që mund të vlejë sa një sezon. Në Vlorë, duke parë renditjen dhe pikët që kanë grumbulluar u bën punë vetëm fitorja për të hedhur një hap drejt mbijetesës.

Kur kanë kaluar 12 javë, Flamurtari ende nuk e ka shijuar suksesin e parë në kampionat dhe në Vlorë, duke filluar që nga trajneri Birçe e të gjithë me radhë duan që të mundin Luftëtarin.

Nga sa bëhet e ditur, skuadra vlonjate ka zbritur sot në fushën e stërvitjes dhe është përqendruar te takimi i radhës në shtëpi me bluzinjtë.

Të gjithë lojtarët do të jenë në dispozicion të trajnerit Birçe, madje rikthehen edhe mbrojtësit Sarris që u largua me leje drejt Greqisë, ku edhe ka familjen, por edhe kosovari me perspektivë Lirim Mema që në verë u cilësua si një nga afrimet e goditura në merkato.

Me skuadrën e plotë, por edhe me një mbështetje të madhe nga tifozët vlonjatë, Flamurtari synon që të marrë fitoren e parë…

E.S./Vipsport.al/