Muriqi shfaq ambicien: Një nga ëndrrat e mia është Anglia, dua të fitoj kampionatin në Turqi

Vedat Muriqi vazhdon të jetë një nga protagonistët kryesorë në këtë sezon për skuadrën e Fenerbahçes. Sulmuesi shtatlartë ka shënuar pesë gola dhe po udhëheq të tijtë në luftën për t’u shpallur kampionë. Në fakt, kjo është edhe ëndrra e futbollistit të përfaqësueses së Kosovës, i cili në një intervistë së fundmi ka zbuluar se pasi të fitojë kampionatin në Turqi, kërkon të zhvendoset në Angli.

“ Tani shtëpia ime është Fenerbahçe. Ëndrra ime e fëmijërisë është realizuar. Shpresoj të fitoj kampionatin këtu. Sapo të realizoj këtë, më pas dua Europën. Një nga ëndrrat e mia është Anglia. Fiziku është i rëndësishëm në atë nivel, dhe e shikoj ndërtimin e tij si një përparësi”.

Më pas Muriqi shprehet i sigurt se skuadra nuk do të përjetojë zhgënjimin e sezonit të kaluar. “  Sezoni i kaluar nuk ka për të ndodhur, të gjithë jemi të vendosur dhe kjo shprehet në çdo bashkëbisedim. Por, mendoj se kualiteti i Ligës është rritur”, u shpreh Muriqi.