Murinjo e nis mbarë aventurën e re: Do të jem babai, shoku dhe e dashura juaj, më shihni si Mr. Klubi

Pas një pushimi njëvjeçar, Zhoze Murinjo është rikthyer në krye të stolit sërish dhe këtë radhë ka vendosur të marrë drejtimin e Totenhemit. Trajneri portugez ka zënë vendin e Poçetinos, teksa ky i fundit u shkarkuar vetëm pak ditë më parë për shkak të rezultateve të dobëta të skuadrës pa marrë parasysh faktin se sezonin e fundit ishte deri në finalen e Ligës së Kampionëve.

Tekniku portugez e ka nisur mbarë aventurën e tij te londinezët duke treguar mbështetjen e tyre për futbollistët që në stërvitjet e para. Mediat angleze bëjnë me dije se Murinjo i ka siguruar futbollistët që mund të mbështeten për gjithçka te ai duke qenë se për ta do të jetë baba, shok dhe e dashura e tyre. Sakaq, në konferencën për shtyp, “Special One” nuk i ka kursyer ironitë.

“Mendoj se do të më shohin si Mr. Inter, Mr. Real Madrid ose Mr. Porto. Mendoj se do të më shohin edhe si Mr. Klub. Kudo që shkoj kam pizhamet e klubit dhe e them në një mënyrë argëtuese. Edhe kur fle, jam me pizhame. Ndonjëherë vesh edhe tuta dhe ju jeni konfuzë mes tutave dhe pizhameve. /Erjon Allaraj-VipSport.al/