Mund të transferonte falas lojtarin e Çelsit, Zinedin Zidan vendosi veton mbi klubin

Trajneri Zinedin Zidan ka refuzuar mundësinë për të pasur pjesë të organikës së ekipit sulmuesin e Çelsit, Uillian. Braziliani iu është afruar gjigandëve spanjollë, teksa në fundin e këtij sezoni përfundon kontratën me “blutë e Londrës” dhe do të jetë një lojtar i lirë.

Megjithatë, pavarësisht kostos zero, Zidan ka refuzuar mundësinë e ofruar ndërsa beson te cilësitë e anësorëve të tij si Vinicius Xhunior, Hazard, Rodrigo, pa harruar këtu edhe Marko Asensio i cili është i dëmtuar momentalisht por është i rëndësishëm për klubin.

Në këtë formë, “galaktikët” nuk kanë vend për Uillian. Megjithatë, sulmuesi i Çelsit nuk ka vetëm madrilenët si opsion, pasi për të ka shprehur interesim edhe Barcelona. Ndoshta, refuzimi nga Real, mund ta shtyjë brazilianin të bëhet pjesë e rivalëve të përjetshëm nga Katalonja.