Moviola e Jeminit: Sa herë e shoh atë në Laç them a është penallti apo jo. E Bregut jepet në fushë, por jo me VAR

Lorenc Jemni ka bërë në “Procesi Sportiv” panoramën e zakonshme të moviolës së javës në Superiore dhe sipas ish-gjyqtarit ndërkombëtar, janë gabuar raste të dukshme apo janë dhënë penallti të diskutueshme.

“Ajo e Bregut është gjithmonë penalti në fushë, por me VAR nuk është se nuk do jepej. Nuk quhet gabim në të tilla raste, pro nuk jepet kur e sheh me përsëritje. Gabimi i ndeshjes në Ballsh ka qenë ky i prekjes së topit me dorë. Nuk e kuptoj se pse nuk e ka dhënë, nuk arrij ta kuptoj se si edhe sulmuesi kërceu me dorë aty. Por është penallti.

Ndeshja Flamurtari-Partizani është arbitruar në mënyrë korrekte deri në shtesë. Kjo është penallti, nuk ka nevojë për VAR. Edhe pse arbitri ka pozicion të keq, se e pengon një lojtar, duhej të ndërhynte asistenti. Kjo është penallti klasike me dorë, se dora shkon me qëllim te topi.

Atë në Laç sa herë e shoh më duket penallti apo jo. Mendoj se është penallti, por duket se topi vjen këtu në krah dhe instinktivisht Teqja pasi i bie në dorë, mundohet ta largojë. Te ndryshimet që janë bërë, nëse deri vitin e kaluar me dorë të hapur në tokë nuk ishte penallti, këtë vit është se  zmadhon volumin e trupit. Ai pas portës e ka parë më mirë”, tha Jemini. /vipsport.al/