Mesfushori afrikan erdhi me bujë në verë, problemet me financat e largojnë nga Kukësi

Jo vetëm rezultatet, tashmë Kukësi nuk gjen gjetësi edhe në skuadër. Pa u mbyllur mirë pjesa e parë e sezonit, duket se kanë filluar skarcimet në radhët e ekipit verilindor dhe është pikërisht një nga afrimet e verës, mesfushori me tipare sulmuese, Oumar Turad Kamara ai që e ka pësuar i pari. Kamara është larguar nga klubi kuksian.

Sipas “Panorama Sport” lojtari prej 4-5 ditësh nuk ka dalë më në stërvitje. Për lojtarin u tha se është i dëmtuar dhe ka probleme me rrëzat e kofshëve e prandaj nuk ka dalë në stërvitje, por edhe pse kjo është e vërtetë, nuk është arsyeja e kryesore e mungesës.

Lojtari në pronësi të Besëlidhjes, i huazuar te Kukësi ka pasur pretendime në lidhje me rrogën, dhe duket se kjo është aryse se pse ai dhe kuksianet janë ndarë ende pa mbaruar mirë gjysma e parë e këtij sezoni.      

E.S./Vipsport.al/