Mërgjyshi u druhet mungesave: Në Devoll duhet të marrim pikët e plota

Pas barazimit me Besën, Apolonia nesër në orën 13:00 luan një betejë mjaft të fortë në rrugën drejt rikthimit në elitë. Fierakët duhet që të ftojnë patjetër në Devoll për t’u konfirmuar si një ekip potencial që synon Superioren.

Në një prononcim për “Rtshsport”, trajneri i skuadrës fierake,. Artan Mërgjyshi ka pohuar: “Kemi rregulluar disi mekanizmat e funksionimit të lojës. Ndeshjet kanë qenë të vështira. Skuadra ka dhënë më të mirën e saj. Më bind fakti që skuadra është në gjendje të mirë fizike. Na mungon pak edhe cilësia”.

Mungesat

Në shumë ndeshje, trajneri Mërgjyshi ka bërë pa titullarët. Edhe në Devoll skuadra do të ketë problem:  “Skuadra nuk është e plotë në Devoll. Por, besoj se me lojtarët që kemi në organikë të gatshëm, unë besoj se kemi mundësi që të fitojmë edhe në Devoll. Na duhen 3 pikët për të qenë afër kreut”, – tha trajneri Artan Mërgjyshi para ndeshjes me Devollin.

E.S./Vipsport.al/