Menaxheri përgënjeshtron shkëmbimin Hysaj-Florenci: Fantazi! Mund të largohet si lojtar i lirë

Ditët e fundit në Italia kanë qarkulluar shumë zëra për një shkëmbim të mundshëm mes Napolit dhe Romës. Në këtë shkëmbim përfshihej Hysaj nga njëra anë dhe Florenzi nga ana tjetër, me zëra që qarkulluan edhe për akorde thuajse të nënshkruara.

Por menaxheri i Hysajt, Mario Xhiufredi, ka përgënjeshtruar gjithçka sot. “Mendoj se shkëmbimi është një fantazi. Hysaj i pëlqen Romës që në verë por duhet të shihen shumë gjëra pasi dëmtimi i Malkuit ka krijuar probleme strategjie si për ne, ashtu edhe Napolit dhe duhet kuptuar në janar drejtimi që do të marrim.

Zona e parehatshme është ajo sa i përket kontratës, pasi në fund të këtij viti, Hysaj mund të largohet si lojtar i lirë pas 6 muajsh, ndërsa vitin e kaluar Napoli mund të fitonte shifra të rëndësishme nga Çelsi. Por pas transferimit të Zhorzhinjos vendosën të mos u bënin më shitje”, sqaroi ai situatën e mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare. /vipsport.al/