Megi Doçi jep mesazh për futbollistet: E doja një gol në stadiumin e ri, emocion i madh debutimi këtu (VIDEO)

Megi Doçi është kthyer në një makineri golash në kampionatin e femrave në Shqipëri, megjithatë kundër Apolonisë në stadiumin e ri, u ndal disa herë nga traversa megjithëse ndihmoi shoqet e skuadrës për të shënuar.

Pas ndeshjes, Megi Doçi u shpreh për “VipSport.al” se e donte një gol në këtë stadium teksa bëri edhe një krahasim me “Loro Boriçin”. Si një nga golashënueset më të mira edhe në Europë, natyrisht Doçi ka një mesazh për futbollistet e reja që nuk po arrijnë të bëjnë një kapërcim për në Kombëtare apo në klube më të mëdha.

“Ndeshja e parë? Kënaqësi e madhe për mua dhe shoqet e ekipit që luajtëm në këto ambiente dhe tifozët që ishin këtu që i falënderoj shumë. Falënderoj edhe Federatën që na dha mundësi të shkelnim të parat në këtë stadium dhe kulmi i kënaqësisë është edhe fakti që luajtëm duke marrë një fitore.

Ndryshimi nga “Loro Boriçi”? Mendoj se janë dy stadiume shumë të mira por ky kishte një emocion tjetër. Kishte plot tifozë sepse shkodranët jetojnë me sportin. Shpresoj të kemi sa më shumë si në Shkodër, Tiranë apo Elbasan. Kudo që të luajmë shpresoj të jenë aty.

Mungesa e golit? Të them të drejtën doja një gol në stadiumin e ri dhe ndeshja e parë megjithatë jam e kënaqur që fituam.

Mesazh për vajzat e tjera? Dua t’u them të punojnë shumë dhe të vlerësojnë çdo minutë që luajnë. Është kënaqësi e madhe të mendojnë dhe shpresojnë që të luajnë në ambiente të tilla edhe me më shumë tifozë, pse jo”, tha Doçi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan