Mbrojtësi që spikati me Vllazninë nuk është më trajner te Shënkolli

Dritan Smajli, mbrojtësi që ka spikatur me Vllazninë, por ka qenë edhe titullar në ekipet e Kastriotit, Besëlidhjes, Kukësit, Tiranës apo Flamurtarit mori që në sezonin e shkuar drejtimin e ekipit të Shënkollit.

Por, me humbjen që pësoi në fushën e vet nga skuadra e Devollit, Smajli ka paraqitur dorëheqjen në klub. Menjëherë i është besuar vendi i trajnerit, ish-it të Besëlidhjes, Anteu Pepaj që ka drejtuar lezhjanët 2-3 sezone më parë në Kategorinë e Parë.

Dritan Smajli duket se do të vazhdojë punën në ekipet e moshave të Akademisë, ku sezonin e shkuar bëri bujë.

E.S./Vipsport.al/