Mançini publikon listën pa Balotelin, emra të rinj dhe mungesa te të kaltrit

Italia ka arritur të sigurojë kalimin në Europian dhe dy ndeshjet e fundit i ka vetëm për statistikë. Fillimisht, Italia do të përballet me skuadrën e Bosnjës dhe më pas do të përballet me Armeninë. Në prag të këtyre dy ndeshjeve, trajneri Roberto Mançini ka publikuar edhe listën me futbollistët e grumbulluar.

Në këtë listë, nuk mungojnë emrat e re por njëkohësisht ka edhe shumë të tjerë që janë lënë jashtë ku dëmtimet dhe minutat e pakta me skuadrat kanë ndikuar. Sensi dhe Poltiano nga Interi janë dy mungesa për shkak dëmtimesh, teksa janë lënë sërish jashtë Kualiarela dhe Baloteli që pritej të ishin në listë.

Sakaq, Kastrovilli që po kalon një moment të mirë në Itali, është grumbulluar teksa edhe Çistana i Breshias dhe Orsolini janë ftuar në ekipin kombëtar. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Portierë: Xhanluixhi Donaruma, Pierluixhi Golini, Aleks Meret, Salvatore Sirigu

Mbrojtës: Françesko Açerbi, Kristiano Biraghi, Leonardo Bonuçi, Andrea Çistana, Xhovani Di Lorenzo, Emerson Palmieri, Alesandro Florenci, Armando Izo, Xhanluka Mançini, Alesio Romanjoli, Leonardo Spinazola

Mesfushorë: Nicolo Barela, Gaetano Kastrovilli, Luiz Jorginho, Rolando Mandragora, Marko Verrati, Nicolo Zaniolo

Sulmues: Andrea Beloti, Domeniko Berardi, Federiko Bernardeski, Federiko Kieza, Stefan El Sharaui, Çiro Imobile, Lorenzo Insinje, Rikardo Orsolini.