Luis Enrike lë pas tragjedinë e vajzës, Spanja ndryshon trajnerin e përfaqësueses

Ndeshja e sotme në kualifikueset e Euro 2020 do të jetë e fundit e Roberto Moreno në stolin e Spanjës, pasi që nga dita e nesërme ai pritet t’i lërë përsëri vendin në drejtim Luis Enrikes. Lajmi i papritur vjen nga “COPE” që ka mësuar nga burime pranë Federatës Spanjolle për këtë ndryshim të rëndësishëm.

Enrike ishte ai që filloi edicionin, por falë gjendjes shëndetësore të vajzës së tij, e cila u nda nga jeta në mënyrë tragjike këtë vit, u shkëput nga drejtimi i saj pas pak muajsh. Moreno, asistent i Luis Enrikes, u emërua në drejtim deri pas përfundimit të Europianit, por i pyetur nëse e mendonte largimin nga drejtimi i saj nëse kthehej trajneri, ai bëri të qartë se ishte gati të sakrifikohej.

Sipas mediave spanjolle, Luis Enrike tashmë është gati të kthehet në detyrë e të marrë përsipër drejtimin e skuadrës në fazën finale të Euro 2020, ndërsa duhet theksuar se Moreno ka ndjekur për shumë muaj udhëzimet e tij për ekipin iberik. /vipsport.al/