Luftëtari kërkon t’i largojë, lojtarët duan t’u respektohet kontrata

Te Luftëtari trajneri Marantas bashkë me drejtuesit janë duke menduar për ndeshjen e radhës me Flamurtarin, por njëkohësisht janë duke bërë gati edhe skarcimet, pasi në merkaton priten “bom-e”. Por, në të vërtetë situata është shumë ndryshe e madje bëhet fjalë sërish për mos korrektesë me pagat.

Trajneri Marantas duket se krahas Filit që është pezulluar dhe thuajse e ka mbyllur me Luftëtarin, me shumë gjasa mund të mos grumbullojë edhe dy holandezët, Cerezo Hilgen si dhe Angelmo Vyent, ndonëse ky i fundit ka qenë një pikë referimi dhe një lojtar në rritje në pjesën e parë të sezonit.

Madje, drejtuesit kanë negociuar dhe kanë kërkuar që t’i largojnë holandezët, por këta të fundit kanë kërkuar që t’u respektohet kontrata duke kërkuar rrogat sipas asaj që kanë nënshkruar në verë. Këtu drejtuesit janë stepur dhe tashmë trajneri Marantas dhe klubi janë duke ndjekur një rrugë ndryshe…

E.S./Vipsport.al/