Lika një “zbulim” në Gjirokastër: Bëj mirë sulmuesin, ja sekreti me mbrojtësit

Mes problemeve, pezullimeve nga klubi, kartonët apo dëmtimet, në Gjirokastër kanë një finale, që nëse e kalojnë me pikë do të ishte shumë pozitive për ecurinë e tyre në vijim. Luftëtari ka si synim që të marrë pikë në transfertën e Vlorës, ndërsa duhet theksuar se bluzinjtë kanë bërë lojëra të mira e kanë marrë edhe pikë në ndeshjet e fundit.

Flamurtari

Gresild Lika është një futbollist cilësor dhe që në ndeshjet e fundit ka qenë një pikë referimi në mesfushë dhe jo vetëm te bluzinjtë. Në prag të sfidës me vlonjatët në transfertë, Lika ka pohuar: “Flamurtari meriton respekt, sepse është një ekip me tradita. Ne jemi motivuar që të marrim një rezultat pozitiv. Kam dëshirë që të shënoj, e kam bërë rolin e sulmuesin dhe shpresoj që të shënoj. Markohem shumë, edhe Superiorja ka mbrojtës të fortë dhe me eksperiencë dhe është e vështirë që të gjesh me kollaj rrugën e rrjetës”.

Mbijetesa

Në fund, Lika, që më parë ka qenë pjesë e skuadrave të Dinamos, Erzenit e Korabit, thotë se skuadra e tij ka shumë shanse që të mbetet mes më të mirëve të futbollit shqiptar: “Kam besim se Luftëtari do të mbijetojë sepse kualitete që në kemi në ekip na japin siguri për një të ardhme më të mirë”, – tha Lika.

E.Saliu/Vipsport.al/