Legjenda franceze formon ekipin me pesë lojtarë, injoron Mesin dhe Ronaldon

Legjenda e Francës, Tieri Henri ka habitur jo pak në monëtin kur i është kërkuar të formojë një ekip me pesë lojtarë. Ish-sulmuesi i Barcelonës ka injoruar hapur yjet e ditëve të sotme duke zgjedhur legjenda të së kaluarës.

Ajo që habiti më shumë ishte lënia jashtë e Lionel Mesi, me të cilin Henri ka ka kaluar një periudhë kohore te Barcelona. “ Nëse më kërkoni një ekip me pesë futbollistë do të thoja Pele, Maradona, Krojf, Bekenbauer dhe Laudrup”, theksoi Henri.

Një përzgjedhje që habiti jo pak, megjithatë talenti i emrave të sipërpërmendur nuk vihet në diskutim. Sakaq, Henri është pa një skuadër prej momentit kur u shkarkua nga drejtimi i Monakos për rezultate të dobëta.