Legjenda argjentinase bëhet pishman, Maradona ndërron mendje dhe rikthehet në rolin e trajnerit

Pasi vendosi të tërhiqej para disa ditëve nga klubi argjentinas i Gimnasia La Plata, Diego Armando Maradona ka vendosur të rikthehet në krye të klubit.

Legjenda e futbollit botëror ishte tërhequr dy ditë më parë nga drejtimi i ekipit edhe pse në takimin e fundit ia doli të triumfonte dhe madje dukej i lumtur në pankinë. Por, vendimtare ishte apeli i tifozëve të cilët kanë krijuar një afeksion të madh për Maradonën dhe kërkonin me çdo kusht që 59-vjeçari të vazhdonte punën në skuadrën e tyre të zemrës.

I gjendur para dëshirave të tifozëve, Maradona ka vendosur të ndryshojë vendimin e mëparshëm dhe të rikthehet në detyrë. Kështu, aventura e argjentinasit vazhdon për të dhuruar shfaqjen e radhës. /Egi Çabeli-VipSport.al/