

Këtë javë bëri bujë emërimi në krye të Totenhemit i teknikut Hoze Murinjo. Luzitani kishte 11 muaj i papunë, por pas shkarkimit të Poçetinos, pranoi stolin e londinezve. Menjëherë në rrjetet sociale qarkulloi një deklaratë e luzitanit e para disa viteve ku shprehej se për respekt të tifozëve të Çelsit nuk do të trajnonte asnjëherë Totenhemin.
Por, 56-vjeçari duket se e ka harruar këtë premtim dhe tashmë është në krye të “ Spurs”. I pyetur mbi këtë temë, ish-futbollisti i Murinjos te Çelsi dhe sot trajner i bluve të Londrës, Frenk Lamaprd ka premtuar se ai asnjëherë nuk do marrë drejtimin e Totenhemit dhe kjo deklaratë do të vlejë edhe pas 10 viteve.
“ Mund të siguroj se jo nuk do e marr në drejtim Totenhemin. Këtë deklaratë mund ta përdorni edhe pas 10 viteve. Nuk ka për të ndodhur. Murinjo ka punuar me shumë klube dhe duhet ta respektojmë për punën e tij. Është vendimi i tij, nëse fansat të gjykojnë apo jo, nuk është në duart e tua”, tha Lampard.
/Egi Çabeli-VipSport.al/
more recommended stories
Ndodh edhe kështu, trajneri i shumëkërkuar i Lajpcigut bën për spital asistentin
Julian Nagelsman është një nga emrat.
U mburr para Terim, Gallatasaraj pezullon Kampionin e Botës e do ta kthejë te klubi ku nuk do të luajë
Skuadra e Romës mund të përballet.
Klauzolë sekrete apo jo? Guardiola sqaron gjithçka rreth të ardhmes së tij
Lajmi se Pep Guardiola mund të.
Besnikëria e Di Natale: Kam vetëm një ëndërr, Juventusin do ta refuzoja sërish
Antonio Di Natale është padyshim një.
Leave a Comment