Lajmi i bujshëm nga SHBA, Ibrahimoviç do të kthehet te Milani!

Një lajm i bujshëm vjen nga SHBA dhe më saktësisht nga administratori i kampionatit të MLS, Don Gerber, i cili ka zbuluar të ardhmen e Zlatan Ibrahimoviç. Në një intervistë për ESPN, ai padashje ka zbuluar se ku ka nënshkruar suedezi dhe ndryshe nga sa mendohej, duket se do të përfundojë në radhët e Milanit.

“Zlatan është një personazh interesant, më mban shumë të angazhuar dhe ke nevojë për lojtarë të tillë me sukses siç ishte edhe Bekam disa vite më parë. Ai është 8-vjeçar dhe tani është punësuar nga Milani. Ka bërë thuajse rekord me golat që shënoi në dy vitet e fundit, është entuziazmues si brenda, ashtu edhe jashtë fushës së lojës”, janë fjalët e Gerber që ka zbuluar gjithçka.

Kjo është një lëvizje e papritur, pasi mendohej se projekti i ri Milanit ishte për të afruar emra të rinj që të ndërtonin diçka afatgjatë. Firma me Ibrahimoviç mund të vendosë nën trysni më të madhe sulmuesit kuqezinj, të cilët kanë zhgënjyer në këtë pjesë të parë të sezonit e që do të kishin një rival shumë të fortë si në aspektin e fushës së lojës, ashtu edhe mediatik, duke njohur suedezin që nuk u shmanget deklaratave e polemikave. /vipsport.al/