Lajme të këqija nga Spanja për Sadikun, sulmuesi nuk ia del as për ndeshjen e radhës

Pak ditë më parë, Armando Sadiku pësoi një dëmtim me skuadrën e Malagës në kampionatin spanjoll. Për pasojë, bomberi kuqezi mungoi edhe në ndeshjen e shkuar në kampionat teksa e kishte në dyshim edhe përballjen e kësaj jave kundër Fuenlabradës.

Mesa duket, dëmtimi muskulor që Sadiku ka pësuar, ka rezultuar më problematik nga sa mendohej në fillim. Ai nuk do të jetë i gatshëm për skuadrën e tij në këtë takim kaq delikat dhe diçka të tillë e ka pranuar trajneri i skuadrës së Malagës. Me shumë gjasa, kjo është ndeshja e fundit që Sadiku mungon për shkak dëmtimi por në pikëpyetje mbetet edhe Kombëtarja.

Ai vjen nga një gjendje jo e mirë fizike në ditët e fundit dhe një muaj më parë, kërkoi nga FSHF që të mos bashkohej me ekipin kombëtar sepse kishte një problem familjar. Edi Reja ende nuk e ka publikuar listën teksa ditët në vijim pritet të qartësohet edhe gjendja fizike e Sadikut. /Erjon Allaraj-VipSport.al/