Laçi i plotë para Kukësit, kapiteni bashkohet me grupin e Cungut

Në një nga fushat me bar artificial, por e mbyllur në kompleksin “Internacional” në kryeqytet, skuadra e Laçit është në kulmin e përgatitjeve në prag t sfidës me Kukësin që luhet të dielën në qytetin kurbinas.

Eglantin Gjoni është rikthyer me grupin, ndërsa trajneri Cungu do ta ketë skuadrën e plotë për Kukësin dhe do të ketë më shumë mundësi që të zgjedhë 11-të lojtarët më në formë që do të hedhë në fushën e lojës.

Në Laç ka një organizim për tifozët dhe bardhezinjtë duan që të marrin 3 pikët, aq më tepër që “oreksi” është në rritje dhe synimi është një vend në Europë.