

Trajneri Shpëtim Duro mund të marrë frymë lirisht, pasi do të ketë përsëri në dispozicion elementin kryesor të repartit të avancuar të skuadrës së tij, Vasil Shkurtajn. Sulmuesi ka lënë pas dëmtimin që e la pushim për disa ndeshje para pauzës për kombëtaret dhe do të kthehet të ndihmojë verilindorët në kampionat.
“Po, ka qenë një moment i vështirë për mua se kam qenë shumë mirë dhe u dëmtova për këto ndeshje. Jam i lumtur që e kalova e do të jem i gatshëm. Jam gati, jam stërvitur gjithë javën dhe shpresoj të ndihmoj ekipin të marr tre pikët”, tha ai për RTSH.
Por nuk do të jetë e lehtë të merren pikët e plota në ndeshjen e radhës, pasi përballë është Bylisi që ka pretendime të mëdha. “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe duhet ta vlerësojmë në maksimum. Mendoj se do të jemi më të fortë, e njohim shumë mirë ekipin dhe do të futemi në fushë për të marrë fitoren”, tha Shkurtaj. /vipsport.al/
more recommended stories
Goldi Halili e lumtur: Çunat më bën krenarë, kjo buzëqeshje duhej pas trishtimit!
Pas ndeshjes, për “Supersport”, ka folur.
Mërgjyshi vlerëson derbin: Apolonia ka mungesa, shkojmë për 3 pikët
Apolonia në pesë javët e fundit.
FOTO / Ultrasit e kuq s’ndalen, një tjetër baner mirënjohje
“Kufijtë janë në letër, por zemrat.
VIDEO / Risia e Policisë së Shtetit, derbi monitorohet “live”
Stadiumi “Air Albania”, sigurisht që ka.
Leave a Comment