Kukësi nuk humbet kohë para Bylisit dhe përfundon pushimet, rinisin përgatitjet e kampionatit

Humbja e fundit në Laç, duket se e ka bërë skuadrën që të shohë më me kujdes drejt ndeshjeve të radhës teksa e pret një ndeshje shumë e vështirë ku do të përballet me skuadrën e Bylisit. Momentalisht, Bylisi është skuadra më në formë e momentit teksa të dyja ekipet janë tronditur nga humbje në javën e fundit.

Kukësi nuk ka humbur kohë dhe këtë fazë pushimesh për shkak të Kombëtares, teksa ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Bylisit. Që nga transferta në Laç, Kukësi ka pushuar ndërkohë që sot është rikthyer në fushën e blertë për të përgatitur ndeshjen e fundit.

Së fundmi, presidenti Gjici duket se ka dhënë edhe një ultimatum për të ardhmen dhe ka kërkuar nga skuadra që të marrë më të mirën në vazhdim dhe të vazhdojë të jetë skuadra kryesore për të rivalizuar për titullin kampion. Kukësi luan në “Elbasan Arena” kundër Bylisit teksa humbja në Laç i ka bërë që të humbasë terren në klasifikim. /Erjon Allaraj-VipSport.al/