Kualifikimi në Europian nuk mjafton, trajneri i Spanjës përshëndet në lot lojtarët

Ndeshja e mbrëmjes së djeshme përballë Rumanisë në të cilën Spanja triumfoi me rezultatin 5-0, ka qenë e fundit për trajnerin Roberto Moreno. Kjo për arsye se presidenti i Federatës së Spanjës, Rubiales, ka menduar që në këtë pozicion të rikthejë në detyrë Luis Enrike.

Ish-tekniku i Barcelonës ishte ai që startoi këtë edicion kualifikues, por u detyrua të linte në mes detyrën në muajin qershor për shkak të sëmundjes së vajzës, e cila më pas në muajin gusht fatkeqësisht nuk ia doli të fitonte betejën me sëmundjen dhe ndërroi jetë. Tekniku duket se ka gjetur forcën për të rifilluar dhe tashmë pritet zyrtarizimi, për të udhëhequr më pas “ Furinë e Kuqe” në Europian.

Por, nuk ka qenë aspak e lehtë për Morenon të largohet, pasi në dhomat e zhveshjes trajneri nuk i ka mbajtur lotët gjatë përshëndetjes me lojtarët. Në këtë formë, duket se Moreno nuk do të jetë pjesë e stafit të Spanjës në Euro 2020 edhe pse ka një meritë të madhe për kualifikimin. /Egi Çabeli-VipSport.al/