Kthesa e Milanit fillon nga Maldini, Pioli grumbullon djalin e drejtuesit për Napolin

Stefano Pioli shpreson që ndeshja e madhe e të shtunës ndaj Napolit të jetë kthesa e Milanit të tij i cili deri tani ka lënë për të dëshiruar, ashtu si i paraardhësit të tij, Xhampaolo. Trajneri ka bërë publike sot listën e futbollistëve të grumbulluar për duelin e të shtunës dhe bien në sy disa mungesa për dëmtime, por edhe risi.

Në dispozicion ët trajnerit kthehen Muzakio dhe Kesi, por ndërkohë janë ftuar nga të rinjtë edhe Maldini e Breshanini. Maldini do t’i bashkohet repartit të sulmit pasi ka rënë në sy me të rinjtë e do të jetë në dispozicion të ekipit të parë në eventualitetin që ndonjë prej lojtarëve të pësojë dëmtime apo ët mos jetë në gjendjen optimale.

Rodriguez dhe Duarte janë të dëmtuar dhe nuk do të jenë të gatshëm për këtë duel, ndërsa mbeten jashtë edhe Kastijeho dhe Borini.

Lista e plotë
Portierë: Xh. Donaruma A. Donaruma, Reina.
Mbrojtës: Kalabria, Kaldara, Konti, Gabia, Hernandez, Muzakio, Romanjoli.
Mesfushorë: Bilja, Bonaventura, Breshianini, Kesi, Kruniç, Pakueta.
Sulmues: Leao, Maldini, Piotek, Rebiç, Suso.