Krasniqi zbulon objektivat e Skënderbeut: Jemi për titull kampion, shpresoj të largohem jashtë

Blerim Krasniqi është i bindur se Skënderbeu është për titull kampion megjithëse po has shumë në vështirësi kohët e fundit. në një prononcim për “RTSH Sport”, ai u shpreh se skuadra e Skënderbeut do të provojë deri në fund sepse është një kampionat ku diferencat nuk janë të mëdha.

“Ka ardhur koha të përmirësojmë gabimet dhe nuk duhen pësuar më gola siç kemi pësuar. Kemi bërë ndeshje me shumë gabime dhe duhet të përmirësohemi.

Është një ndeshje jo e lehtë sepse pretendojnë për titull ashtu si ne sepse nuk ka shumë diferenca. Shpresoj të bëjmë mirë. Nuk duhet të mbajmë mendjen te largimi sepse jemi këtu dhe ajo pjesë i përket stafit dhe presidencës. Do të respektojmë kontratat ashtu si klubi ne. do të doja një hap tjetër jashtë. Nuk i dihet futbollit”, tha Krasniqi. /VipSport.al/