Kosova U19 e nis mirë aventurën Europiane, merr një barazim në debutim ndaj Rusisë

Kosova U19 ka nisur kualifikueset për Europianin e vitit 2020 dhe ka një grup shumë të vështirë me skuadra si Rusia, Uellsi dhe Polonia. Dardanët e vegjël e kanë nisur mirë aventurën e tyre në Europë, duke marrë një barazim me rezultatin 1-1 kundër skuadrës së Rusisë.

Të parët në avantazh, kanë kaluar pikërisht shqiptarët me anë të Aliut i cili në minutën e 11 ka shënuar golin e parë dhe vetëm 1 minutë më vonë, Shkolik i rusëve ka rikthyer baraspeshën. Pjesa tjetër e ndeshjes, nuk ka pasur shumë histori me dy skuadrat që kanë kërkuar golin por pa e gjetur.

Në të dytën, skuadrat kanë kryer zëvendësime të shumta dhe kjo ka ulur pak ritmin e ndeshjes. Takimin e radhës, Kosova e luan përballë Polonisë dhe të gjithë këto ndeshje, po zhvillohen në Uells, vend me të cilin Kosova mbyll këtë fazë kualifikuese. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Rusi U19 – Kosovë U19 1-1
Shënues: 12’ Shkolik / 11’ Aliu