Kosova me mendjen te kualifikimi, Aliti: Ja sekreti ynë drejt suksesit

Fidan Aliti, mbrojtësi që në Shqjpëri u bë i njohur me eksperiencën dyvjeçare te Skënderbeu, dhe aktualisht titullar në radhët e Kalmarit në Suedi, para sfidës me që përfaqësuesja e tij Kosova do të luajë me Çekinë, në konferencën për shtyp ka pohuar:

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Është pak si finale. Unë besoj te ekipi dhe nëse luajmë futboll si gjithmonë do t’ia dalim. Ne e dimë çfarë kualitete ka Çekia sepse luajtëm edhe në fushën tonë kundër tyre. Nuk diskutohet që Anglia ka lojtarë me shumë kualitete dhe eksperiencë, por nëse luajmë në grup kam besim se do të marrim një rezultat pozitiv, – tha Aliti fillimisht.

Kualifkimi

Shpesh nga kampi kundërshtar përmendet fjala kualifikim. Po te Kosova sa besojnë se do t’ia dalin? Ja si pëërgjigjet ish-mbrojtësi i Skënderbeut: “Çdo lojtar thotë që meriton kualifikimin, unë për Kosovën ashtu edhe kundërshtarët. Por ky popull dhe ky shtet e meriton më shumë se çdo kush tjetër kualifikimin”.

Situata

Aliti, si një futbollist me eksperiencë në radhët e dardanëve, flet për pikat e forta të skuadrës së tij, ku në fund ka shtuar se: “Kemi pika të forta në disa reparte, por ne punojmë në grup. Kemi futbollistë, që mund të shënojnë, por edhe mbrojnë shumë mirë. Bashkimi si grup na ka sjellë këtu ku jemi. Kemi nga 2-3 lojtarë që mund të luajnë në çdo rol në fushën e lojës”, – tha  shtatlarti Fidan Aliti në mbyllje të konferencës në prag të sfidës në Çeki.

E.S./Vipsport.al/