Korabi kërkon 3 pikët e rokadës, pritet mbështetje e madhe ndaj rivalëve

Korabi këtë sezon është një nga ekipet pretendente kryesore që synon rikthimin në elitë, bashkë edhe me Kastriotin apo dhe Erzenin e Shijakut e Besëlidhjen. Këtë fundjavë, pikërisht të shtunë në mesditë, në Dibër luhet kryendeshja e javës në Grupin A, mes vendasve të Korabit dhe Kastriotit të Krujës që mban vendin e parë në renditje.

Kastrioti dhe Korabi aktualisht kanë dy pikë diference dhe renditen në vend të parë dhe të dytë. Dibranët synojnë fitoren dhe e kanë marrë seriozisht këtë ndeshje, që nga baskia e Dibrës, klubi dhe skuadra.

Pritet ë të ketë një mbështetje të madhe të skuadrës edhe nga tifozët vendas që do të jenë të shumtë, ndërsa plani i masave do të bëhet publik vetëm ditën e nesërme nga klubi dhe Bashkia e Dibrës.

E.Saliu/Vipsport.al/

more recommended stories