Konte: Shumë lodhen me kërkesat e mia, jo të gjithë mbajnë ritmin e makinës që vë në punë

Antonio Konte e pranon se është shumë kërkues ndaj lojtarëve dhe klubit. Pro ai tregon se këtë e bën pasi ka në mendje vetëm si të fitojë e ndaj i duhet që të kërkojë gjithmonë më shumë e të vendosë një objektiv të ri.

Duke folur në një eveniment në Arabinë Saudite, Konte ka treguar edhe se motivimi që bën ai për të gjithë, i shtyn që të japin më të mirën e rrjedhimisht të fitojnë. “Unë i pari duhet të jap shembullin e  mirë. Jo në 100%, por në 110%. Pasi ke transferuar këto koncepte çdo ditë, është e qartë se rrit pengesën edhe ndaj atyre që punojnë me ty, lojtarëve të tu”, tha ai.

“Nëse duam të shkruajmë historinë, pra të fitojmë, atëherë kërkesa duhet të jetë e lartë për të gjithë. Pasi kush fiton shkruan historinë e klubit. E di, e imja është një kërkesë shumë e lartë, shumë lodhen. Kur arrin në një klub të ri, jo të gjithë janë të mësuar me ritmin që sjell me vete dhe rrezikon të humbasësh ndonjë rrugës pasi nuk arrijnë të përballojnë xhirot e motorit të makinës që vë në lëvizje.

Por nëse ambicia është të fitojmë, të mundohemi të bëjmë diçka të rëndësishme, atëherë është e paevitueshme që kërkon shumë. Kjo është mënyra e punës për të shkëlqyer dhe për të fituar. Nuk është e thënë që në fund ia del, por e rëndësishme është të dish që ke bërë maksimumin”, tha Konte. /vipsport.al/