Komisioni i Disiplinës/ Gjobë për klubin e Erzenit, katër ndeshje pa tifozë për Sopotin

Komisioni i Disiplinës ka publikuar në ditën sotme vendimet dhe masat e marra për klubet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë.

Bie në sy dënimi i Klubit të Erzenit me një gjobë financiare për shkak të sjelljeve të gabuara nga tifozët. Ndërkohë, edhe lojtari i Erzenit për sjellje antisportive ndaj kundërshtarit është ndëshkuar me dy ndeshje pezullim.

Tifozët mesa duket janë kthyer në problem edhe për Sopotin. Stadiumi i Sopotit do të jetë i mbyllur për katër ndeshje, për shkak të sjelljeve të gabuara të tifozerisë, duke çuar edhe në ndërprerjen e përkohshme të lojës.

Vendimet e plota:

KF Erzeni, për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës së lojës, ne baze te nenit 65/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/a) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Lojtari i KF Erzeni, Haxhi Kacmoli, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, ne baze te nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti

Zyrtari i KF Erzeni, Altin Keci, për protesta ndaj vendimeve te arbitrit me fale ofenduese, ne baze te Nenit 55 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS zyrtarit i ndalohet qendrimi ne dhomat e shveshjes dhe stoli i rezervave.

Lojtari i Internacional Tirana, Arimaldo Sallaku, për proteste ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Luzi 2008 Fatjon Tafa, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes duke përdorur fjalë ofenduese, në bazë të Nenit 48/2/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS zyrtarit i ndalohet qendrimi ne dhomat e shveshjes dhe stoli i rezervave.

Lojtari i Luzi 2008, Tedi Baholli, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes duke përdorur fjalë ofenduese, në bazë të Nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Ne aplikim të nenit 32, pezullimin e pjesshem të zbatimit të dënmit duke shlyer detyrimisht gjysem e denimit dhe duke u vendosur ne prove per nje periudhe 6 (gjashtë) mujore.

KF Sopoti, per sjelljen e gabuar te spektatorëve duke shkaktuar nderprerjen e perkohshme te lojës, në bazë të nenit 65/4/b) të KDS, denohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

Zyrtari i Mirdita Elvis Lleshaj, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të nenit 19 të KDS zyrtarit i ndalohet qendrimi ne dhomat e shveshjes dhe stoli i rezervave.

Partizani B, per sjelljen e gabuar te spektatorëve duke shkaktuar akte dhune, , në bazë të nenit 65/4/c) të KDS, denohet me zhvillimin e 6 (gjashtë) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

Lojtari i Shenkollit Ersiljo Daja, per sjellje jo sportive ndaj kundershtarit, ne baze te nenit 47/1/b) denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Akademia U19 Klajdi Hoxha per sjellje jo sportive ndaj kundershtarit, ne baze te nenit 47/1/b) denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Teuta U19 Jurgen Muka per sjellje jo sportive ndaj kundershtarit, ne baze te nenit 47/1/b) denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Teuta U19, per sjellje jo sportive ndaj kundershtarit, ne baze te nenit 47/1/b) denohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Brians U19, Altin Bibaj per sjellje jo sportive ndaj ndaj zyrtarit të ndeshjes duke perdorur fjale ofenduse, ne baze te Nenit 48/2/a) të KDS denohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS zyrtarit i ndalohet qendrimi ne dhomat e shveshjes dhe stoli i rezervave.

Çeljen e hetimit disiplinor per ndeshjen Akademia U15 vs Partizani U15

Pushimin e çështjes disiplinore per ndeshjen Butrinti – Oriku.

Pranimin e kërkesës së zyrtarit të Kastriotit Gezim Rama. Pezullimin e pjesës së mbetur të vendimit Nr.7 Date 10.10.2019 (Pika 1). Vendosjen e zyrtarit në provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.

more recommended stories