Komenti ndaj shokut të skuadrës i kushton një ndeshje, pezullohet dhe gjobitet ylli i Sitit

Federata Angleze e Futbollist ka vendosur të pezullojë me një ndeshje mosaktivitet sulmuesin e Mançester Sitit, Bernardo Silva. Para disa kohësh, ylli i ‘qytetarëve’ me anë të një postimi në ‘Twitter’ ngacmoi shokun e tij të skuadrës Benxhamin Mendi.

Portugezi postoi një foto ku shfaqej Mendi në fëmijërinë e tij dhe e krahasoi me një personazh vizatimor me ngjyrë. Ky postim mori nuancë raciste dhe Federata e vendosi nën hetim. Pavarësisht se në lidhje me këtë ngjarje, vetë Mendi e ka pranuar se nuk ka pasur të bëjë aspak me racizëm por thjesht me një shaka mes shokësh, sërish Silva nuk i ka shpëtuar ndëshkimit.

Përveç një ndeshjeje pezullim, Silva është ndëshkuar edhe me një gjobë prej 50 mijë paun. Kështu, një postim i pamenduar nga luzitani, i kushtoi shumë, ndërsa trajneri Pep Guardiola duhet të mendojë një formacion pa Silvën në ndeshjen e ardhshme.