Klasikja ndalet te shtyllat dhe vija fatale, Tirana humbet mundësinë për të arritur kreun (VIDEO)

Tirana dhe Vllaznia kanë ndarë nga një pikë në klasiken e zhvilluar në “Selman Stërmasi”, aty ku të dyja skuadrat kanë provuar të marrin pikët e plota por nuk kanë arritur. Si Tirana, ashtu edhe Vllaznia kanë goditur edhe shtyllat, teksa paraqitje të mira kanë bërë edhe portierët në këtë takim.

Sakaq, në pjesën e dytë të takimit, rasti më i mirë ka qenë i Ngo i cili ka humbur mundësinë i vetëm përballë portierit ndërkohë që edhe Malota ka shpëtuar skuadrën e tij në vijë fatale. Me këtë barazim, Tirana e sheh veten në vendin e tretë dhe humbet mundësinë të arrijë Partizanin e vendit të parë.

Tirana – Vllaznia 0-0

KV: Batha / Gurishta, Hygor

Formacionet:

Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Imami, Ismajlgeci (76′ Dunga), Çelhaka (62′ Hasani), Halili, Batha, Kobina, Kale (84′ Doka), Ngo.
Trajner: Julian Ahmataj

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor (Maksim), Lika (72′ Shtubina), Sinjo (68′ Kruja), Maranhao.
Trajner: Mirsad Jonuz

Gjyqtar: Kridens Meta.

Minutë pas minute:

90+3’ Mundësi e artë për Tiranën me anë të Dungës i cili godet lehtë dhe topi largohet në vijë fatale nga mbrojtja shkodrane.

90′ Largohet nga loja Hygor dhe venidn e tij e zë Maksim. Akordohen edhe 5 minuta shtesë.

84’ Zëvendësim te Tirana me Dokën që hyn në lojë duke zënë vendin e Kales.

83’ Shtubina nga e djathta mundohet të sulmojë por i vjen Imami dhe e ndal, teksa ndëshkohet me karton të verdhë.

76′ Largohet Ismajlgeci dhe aktivizohet sulmuesi Dunga.

75’ Mundësi e mirë për Shtubinën i cili është në zonë dhe tenton goditjen drejt portës por nuk arrin ta çojë në rrjetë.

72’ Zëvendësimi i dytë te Vllaznia, me Likën që largohet dhe vendin e tij e zë Shtubina.

68’ Zëvendësimi i parë te Vllaznia me Emerson Sinjon që largohet dhe vendin e tij e zë Arsid Kruja.

67’ Gabim në mbrojtje i bardhebluve dhe i jep mundësi Sinjos të afrohet drejt zonës duke provuar edhe portën por e ndal Lika.

64’ Ndërhyrje e gabuar e Bathës ndaj Hygor dhe vjen kartoni i parë i verdhë.

61’ Mundësi e mirë për Tiranën me anë të Bathës i cili provon nga distanca por topi shkon jashtë. Ndërkohë, largohet Çelhaka dhe vendin e tij e zë Edon Hasani.

56’ Goditje këndi për Tiranën megjithatë mundësi kundërsulmi për Vllazninë me anë të Hygor i cili ka dy shokë të skuadrës bosh por provon nga mesfusha një goditje që shkon në duart e portierit.

53’ Mundësi e artë për Tiranën me anë të Ngo i cili del i vetëm përballë portierit Sherri por shpërdoron duke e çuar topin në shtyllë.

50’ Vllaznia ka mundësinë e parë të mirë në pjesën e dytë me anë të Krymit i cili shërbehet në zonë nga Lika por e çon topin mbi traversë.

47’ Vllaznia e nis sërish në sulm me Likën i cili mundohet të krosojë por topi shkon në këndore duke u ndalur nga Ismajlgeci.

46′ Nis e dyta!

Mbyllet pjesa e parë në barazim pa gola!

43′ Lika nga e majta provon krosimin e gjatë për Sinjon por pak më i fortë seç duhet!

40’ Ndërhyrje e gabuar ndaj Likës tashmë dhe kemi të bëjmë me një goditje dënimi. Mundësi e mirë për Vllazninë.

38′ Vendasit kërkojnë hapësira në sulm por gabon Ngo që nuk arrin të kontrollojë topin.

34’ Hygor tenton të niset në të djathtë dhe i vjen një ndërhyrje nga Imami megjithatë gjyqtari Meta fal Imamin duke mos e ndëshkuar.

27’ Tjetër kërcënim i bardhebluve me anë të Vangjelit i cili bën një driblim mjaft të bukur dhe tenton portën por Sherri e çon në këndore.

24’ Goditje dënimi për Tiranën dhe e merr Batha për sipër ekzekutimin por Sherri bën një pritje mjaft të mirë.

21’ Mundësi e artë për Vllazninë tani me anë të Hygor i cili merr një top të gjatë nga Maranao dhe tenton portën e Tiranës, por gjen traversën.

15’ Dalje fantastike para e Vllaznisë me pasime të shumta megjithatë mungon sërish pasimi i fundit, aty ku krosimi i Maranaos ndalet.

10’ Shkodranët sulmojnë sërish në të majtë aty ku Maranao tenton një krosim në zonë por nuk gjen asnjë nga shokët e skuadrës.

9’ Përplasje e Ngo me Shehun, teksa ky i fundit ka mbetur i dëmtuar megjithatë çohet sërish.

7’ Luhet me pasime të shumta në mesfushë teksa skuadrat nuk lejojnë shumë hapësira.

5’ Mundësi e mirë tashmë për Tiranën pas një krismi në zonë te Kale, por ky i fundit nuk arrin të godasë teksa ka edhe një pozicion jashtë loje të braziliani.

3′ Shkodranët e kanë nisur me qarkullim të dendur të topit teksa Vangjeli gabon në zonë duke i dhuruar një këndore shkodranëve.

1′ Nis takimi me topin e parë të luajtur nga miqtë.