Keidi Bare: Trajnerit i kërkova të vonohesha në grumbullim, kam ëndërr një Botëror me Kombëtaren

Kombëtarja ka fituar një mesfushor mjaft të talentuar dhe që në ndeshjet e fundit të Shqipërisë, ka qenë ndër më të dalluarit në fushë. Keidi Bare po shkëlqen në Spanjë me Malagën dhe të njëjtën paraqitje e formë, ka arritur ta tregojë edhe në ndeshjet e ekipit Kombëtar, pavarësisht kundërshtarit përballë.

Sakaq, mesfushori i Malagës ka dhënë një intervistë për mediat spanjolle ku ka folur për klubin e tij dhe ekipin Kombëtar, me të cilin shpreson që të shkojë në Botëror. Sa i përket të ardhmes, Bare shton se ndihet mirë në Spanjë.

“Firma me Malagën? Ai që më ftoi për të firmosur me Malagën ishte Kaminero i cili më njeh edhe nga koha te Atletiko Madrid. Kam folur dhe me Rafa Gil kur erdha te Malaga dhe ishte drejtor i Akademisë së klubit.

Kombëtarja? Jam rikthyer në Malaga pas ndeshjeve me Kombëtaren. Do të ishte një ëndërr të luaja në Botëror por tani sfida e radhës është Malaga dhe në situatën që jemi duhet ta kalojmë. Të luash me Shqipërinë dhe të mos luash për Malagën është një situatë e vështirë. Provova të flisja me trajnerin për të shtyrë datën e grumbullimit por datat e FIFA-s janë të komplikuara.

Malaga? Jemi të gjithë të bashkuar. Më e rëndësishmja për momentin është të fitojmë kundër Elke sepse kemi forcë, ekip të mirë dhe duhet të ecim para. Nuk duhet të shohim pas sepse kemi besim se do të largohemi nga kjo situatë. Ekipi krijon shumë raste por duhet edhe goli sepse është e vështirë të marrësh pikë. Shpresoj që topi të hyjë të dielën sepse është e vërtetë që nuk do të hyjë në portë.

Te Malaga ndihem si në shtëpi. Nëse klubi vendos të më shesë dhe është mirë për to, unë do të pranoja. Sot nuk ka oferta për mua dhe dua të qëndroj këtu. Nuk i trembem së ardhmes”, tha Bare. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories