Kategoria e Dytë, rezultatet e Grupit B / Tomori nuk ndalet, Albpetroli nis shkëputjen nga rivalët

Sfida interesante janë zhvilluar sot në Grupin B të Kategorisë së Dytë, aty ku bie në sy ecuria mjaft e mirë e skuadrës beratase me në krye trajnerin e mirënjohur, Kristaq Mile. Kanë mundur Memaliajn 2-1 në fushën e tyre beratasit, ndërsa në ndeshjen derbi të shumëpërfolur, Përmeti ka triumfuar në Këlcyrë.

Ndërkohë, një fitore të bujshme ka realizuar Albpetroli që ka mundur 0-3 Naftëtarin në fushën e vet, ndërsa Maliqi ka bërë një hap fals në fushën e vet duke barazuar me Butrintin e Sarandës.

Tepelena është rikthyer te fitorja, ndërsa Skrapari dhe Gramozi kanë ndarë nga një pikë. Ja rezultatet e ndeshjeve të sotme në Grupin B…”

GRUPI B / Rezultatet e sotme

Tomori-Memaliaj 2-1

Skrapari-Gramozi 1-1

Këlcyra-Përmeti 1-3

Maliqi-Butrinti 1-1

Tepelena-Delvina 3-2

Naftëtari-Albpetroli 0-3