Kapllanaj: Me Kukësin do të jetë vetëm ndeshja e radhës, të shohim si reagon ekipi pas pushimit

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, e ka cilësuar ndeshjen e skuadrës së tij ndaj Kukësit si takimin e radhës, duke mos i dhënë rëndësi pozicionit që mbajnë skuadrat për momentin në renditjen  e kampionatit. Megjithatë, në një prononcim për RTSH, ai nuk ka fshehur se pret një ndeshje shumë të fortë në këtë duel të javës së 13 të Superiores, ku ka kureshtjen të shohë se si do të reagojë skuadra pas pauzës.

“Ndonjëherë ai pushimi ndikon edhe për mirë, edhe për keq. Të shohim si do të ndodhë  në ndeshjen e radhës. Çdo ndeshje ka qenë e vështirë për çdo ekip  dhe kampionati flet që 8 ekipe janë pothuajse  me 4-5 pikë diferencë. Këtë ndeshje e kemi përgatitur si të gjitha ndeshjet e tjera  dhe e quajmë një ndeshje radhe, asgjë më shumë. Ekipi nuk është se ka shkëputje të madhe. Të gjithë kanë 4-5 pikë diferencë dhe ne jemi te ai grup ekipesh që janë bashkë.

Nuk mudn të bëj dot parashikim konkret, por di të që do të jetë ndeshje shumë e fortë, shumë e luftuar se Kukësi ka qenë ekip që në vitet e fundit ka qenë në nivele të lart dhe kjo na motivon ne që të jemi më të kujdesshëm dhe më të motivuar për këtë ndeshje”, deklaroi Kapllanaj. /vipsport.al/

more recommended stories