Kanë kontribuar me Roshin e Baren në Kombëtare, në Fier mësyjnë menaxherët

Apolonia këtë sezon synon që të rikthehet në elitë, e madje diferenca me vendin e parë që mbahet nga Lushnja është vetëm 4 pikë, pasi 14 ka skuadra e Mërgjyshit dhe 18 ajo e Ilir Gjylës. Në radhët e Apolonisë këtë sezon ka edhe shumë futbollistë të rinj të talentuar që po luajnë si titullarë.

Harizaj, Sota e Mihana duket se janë të konfirmuar tashmë, pasi janë grumbulluar edhe nga Shpresa U-21. Ndërkohë që Mario Gjata është duke luajtur si titullarë në vijën e parë dhe është një lojtar në rritje.

Pa harruar edhe Smaçin vetëm 21 vjeçar apo dhe Zogën e Krasniqin, lojtarë që janë duke u promovuar. Në disa takime të Kategorisë së Parë, menaxherë të ndryshëm kanë parë talente e skuadrës fierake, ndërsa klubi pritet që në verë të arkëtojë edhe nga shitja e tyre, pasi të gjithë janë me kontratë afatgjatë.

Në Fier, po rikthehet tradita me lojtarë vendas, ndërsa nuk duhet harruar që edhe Odise Roshi apo Keidi Bare që sot luajnë me Kombëtaren e kanë nisur futbollin pikërisht me fierakët.

E.S./Vipsport.al/