

Florian Kamberi, në konferencën e sotme për shtyp, ka treguar situatën e zgjedhjes së tij mes Shqipërisë, Kosovës dhe Zvicrës. Futbollisti ka pranuar se ka pasur interesim nga të tre vendet, por ka zgjedhur Shqipërinë pasi kjo e fundit është interesuar më shumë.
“Çunat më kanë pritur shumë mirë, stërvitja ka ecur mirë. Kisha mundësi të shkoja në të tre kombëtaret, por për mua ishte e thjeshtë që të zgjidhja Shqipërinë se kisha më shumë interes nga ajo dhe më ka kontaktuar disa here mua, ndaj e kam zgjedhur.
I kam thënë të tre Federatave se si ka qenë situata. Unë dashur të stabilizohem në klub, të luaj në formacion një vit, u kam thënë që jam i hapur ndaj çdo zgjedhje. Shqipëria ka treguar më shumë interes dhe ka qenë e thjeshtë për mua të vendos për Shqipërinë”, tha ai.
“Atmosfera këtu? Shumë e mirë, janë shumë djem të mirë, më kanë pritur mirë. I kuptoj të gjithë, stërvitjet janë mirë. Ekipi po luan mirë e shpresojmë të vazhdojmë kështu.
Unë jam i gatshëm të luaj, jam në formë të mirë, jam shëndosh e mirë ndaj jam i gatshëm. Pastaj ajo e dokumenteve nuk është në dorën time, janë njerëz të tjerë që merren me atë punë. Unë jam gati të zbres në fushë.
Nuk kam folur ende me trajnerin Reja, do të flas më vonë. Personalisht kam qejf të luaj me 2 sulmues, në kombëtare luajmë 3-5-2 dhe kështu më ndihmojnë në fazën ofensive. Do ta shoh në ndeshjen e parë se si do të jetë, por besoj se do të shkojë mirë”, vijoi sulmuesi më i ri i kuqezinjve. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme
Faqet e para të “Panorama Sport”.
Starova: Derbit janë zgjidhur shpesh në sekondat e fundit, lojtarët e huaj nuk e njohin
Ish-trajneri i Tiranës dhe Partizanit, Sulejman.
Dy ekipet rivale të Grupit A përballen të dielën, Besëlidhja e Kastrioti rikthen duelin tradicional
Besëlidhja pret të dielën në fushën.
Luan ndeshjen e 100 me Laçin, Fangaj kërkon golin dhe 3 pikët
Kur ishte 18 vjeç la moshat.
Leave a Comment