Ka një derbi të merkatos në Itali, Milani kërkon t’i rrëmbejë Interit “ëndrrën e janarit”

Njëra skuadër kërkon të luftojë për kreun e renditjes me Juventusin, ndërsa tjetra që t’i afrohet zonës Champions. Por duket se si Interi, ashtu edhe Milani i kanë ngulur sytë të njëjtit futbollist për të realizuar objektivin e tyre.

Interi prej kohësh po ndjek me shumë interes situatën e Olivier Zhiru në radhët e Çelsit. Sulmuesi francez nuk po luan atje dhe Antonio Konte, i cili e njeh shumë mirë nga vitet e tij në Londër,ka udhëzuar klubin që në janar të hedhë një hap konkret për të siguruar firmën e tij.

Por ndërkohë, duket se emri i Zhiru tërheq edhe kuqezinjtë me Boban e Maldinin që kërkojnë shtatlartin në janar, për ta vënë nën urdhrat e Piolit. “Sky Sport” bën të ditur se  kuqezinjtë kanë kontaktuar me përfaqësuesit e futbollistit dhe janë interesuar të mësojnë për kushtet  e tij për të realizuar transferimin. Ndaj parashikohet që në janar të ketë një duel të ndezur mes dy skuadrave për të siguruar sulmuesin, për të cilin ka hyrë në garë edhe Borusia Dortmund. /vipsport.al/