Juventusi rikthen vijat në fanellë, bardhezinjtë projektojnë fanellën e sezonit të ri

Edhe pse sezoni i ri nuk ka arritur ende të zhvillojë gjysmën e tij, sërish Juventusi ka nisur të mendojë për fanellën e sezonit të ardhshëm. “Zonja e Vjetër” i kushton shumë vëmendje stilimit të uniformës duke menduar edhe për marketingun.

Këtë sezon, Juventusi ka preferuar të dalë pak nga stili historik teksa fanella e parë nuk ka vizat tradicionale. Megjithatë, vizat janë projektuar të rikthehen sërish në vitin e ardhshëm, ndërsa mbi to do të jetë logoja dhe sponsori me ngjyrë gold.

Fanella e dytë mendohet të jetë një blu e errët. Një të tillë Juventusi e ka veshur edhe në të kaluarën por me ndryshimin se ishte një blu më e theksuar. Sakaq, fanella e tretë gjithnjë përmban surpriza dhe tejkalon tradicionalen. Këtë herë është menduar ngjyra portokalli, e mbushur me copëza të zeza në pjesën e përparme. /Egi Çabeli-VipSport.al/