Jupi rreshton gabimet e Rejas: Kjo nuk është Shqipëria më e mirë, nuk mundim Andorrën me ndryshime

Ish-futbollisti i përfaqësueses shqiptare, Redi Jupi, mendon se trajneri Edi Reja ka gabuar në zgjedhjet që ka bërë për ndeshjet e fundit. Në “Procesi Sportiv” ai shpjegoi se pse besonte që tekniku kishte gabuar në përgatitjen e dy ndeshjeve.

“Franca po luante me ekipin e dytë, kjo Francë ka humbur me Turqinë, mezi ka mundur Moldavinë para 3 ditësh, kur Moldavia humbi me Andorrën. Ishte ekip jo aq i motivuar për të fituar ndeshjen.

Kota nuk janë lojtarët më të mirë të Shqipërisë, nuk janë ekipi më i mirë, nuk bëjnë impenjimin e mirë, nuk kanë motivimin e duhur. Si mund të dalim në vend të tretë e të dytë vitin tjetër? Nuk kemi pasur asnjëherë yje, po është e pamundur të bëjmë analizë, se jam i bindur që në fushë nuk kemi lojtarët më të mirë, nuk mendoj që kjo është Shqipëria më e mirë, nuk ia marrim maksimumin këtij ekipi.

Jam shumë i bindur që kjo nuk është Shqipëria më e mirë, as me Andorrën e as ajo dje. Ka vend për përmirësime, nëse me sy të trashë sheh që nuk janë 11 më të mërit në fushë, të tjerat kalojnë në plan dytësor. Nuk mendoj që mbrojtja duhej të rreshtohej kështu, sulmi të ishte ky e porta jonë të ishte kjo. Edhe me Andorrën e njëjta gjë. Kush jemi ne, Franca, që të hedhim ekipin e dytë në fushë. Ne nuk kemi ekip të tillë që të luajmë me 6-7 ndryshime e të mundim Andorrën, nuk e mundim dot”, tha Jupi. /vipsport.al/