Jo vetëm Muriqi, Dardanëve do t’iu mungojë edhe mesfushori përballë Çekisë

Kosova do të luajë në ditën e nesërme një nga ndeshjet më të rëndësishme teksa përballë Çekisë në transfertë mund t’i japë Dardanëve një biletë për në finalet e Euro 2020.

Aktualisht, të dyja ekipet ndahen vetëm më një pikë në tabelën e klasifikimit, ndaj sfida konsiderohet një finale. Por, Kosova ishte pak e pafat teksa sulmuesi më në formë, Vedat Muriqi nuk mund të jetë i gatshëm për arsye dëmtimi.

Ndërkohë, edhe pse ishte grumbulluar dhe shpresohej të rikuperohej, edhe Herolind Shala nuk ia del të bëhet pjesë e sfidës ndaj Çekisë. Mesfushori ka pasur një shqetësim të mbartur prej klubit të tij Valerenga. Shala ka provuar deri në momentet e fundit, por nuk do të jetë pjesë e skemave të trajnerit Shaland. /Egi Çabeli-VipSport.al/