Jo vetëm Milani, për Xhakën shfaq interes edhe ekipi tjetër i qytetit

Granit Xhaka duket se ka përfunduar në merkato pas asaj situate të krijuar me tifozët e klubit të Arsenal. Ndërkohë që trajneri Unai Emeri i hoqi shiritin e kapitenit dhe e pranoi se mesfushori mund të mos e përfaqësoj sërish fanellën e topçinjve.

Kështu, në merkaton dimërore priten të reja nga Xhaka. Futbollisti shqiptar ka marrë vëmendjen e Milanit, teksa kuqezinjtë nuk janë të kënaqur nga mesfusha aktuale, ndërsa do të largojnë Kesi. Në këtë formë, Xhaka shihet si një përforcim me shumë vlera duke llogaritur eksperiencën e mesfushorit. Por, në qytetin e Milanos nuk janë vetëm kuqezinjtë që interesohen për Xhakën.

Bëhet fjalë edhe për Interin, me trajnerin Konte që kërkon më shumë opsione në organikën e zikaltërve dhe Xhaka mund të jetë një alternativë reale. Mbase, lajmet që mesfushori ishte duke kërkuar shtëpi në Milano, nuk lidhen vetëm me skuadrën e Milanit. /Egi Çabeli-VipSport.al/