Jo vetëm afrime, ka edhe rinovime me talentin e Shqipërisë U-21 te skuadra e Gjokës

Shkëndija e Tetovës është duke menduar për të tashmen, por edhe për të ardhmen dhe ka nisur që të afrojë lojtarë të rinj, por edhe të rinovojë, sidomos me lojtarët e talentuar të cilët nuk mungojnë në gjirin e saj. Drejtuesit e klubit kanë përfituar nga ndërprerja e kampionatit për të rinovuar me një nga lojtarët më premtues të ekipit.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut kanë zgjatur bashkëpunimin me Arbin Zejnullain. 20-vjeçari aktivizohet në rolin e mesfushorit ofensiv dhe është pjesë e Shqipërisë U21 (numëron dy ndeshje të zhvilluara me kuqezinjtë).

Kontrata mes Shkëndijës dhe Zejnullait është rinovuar deri në vitin 2023. Shkëndija e Tetovës këtë sezon është pretendente për titullin, ndonëse i ka bërë një nisje jo të mirë garës. Tashmë diferenca e saj me Vardarin  e Shkupit është 9 pikë larg dhe duke ditur edhe javët në dispozicion duket e rikuperueshme.

ER.S./Vipsport.al/