Italia në çerekfinalet e Botërorit me shqiptarin e pakalueshëm në portë

Një vit më parë, Marko Molla ishte gati të zbriste në fushë me fanellën e përfaqësueses shqiptare U17. Jeta e tij ka ndryshuar plotësisht që nga momenti kur vendosi të mos e bënte një gjë të tillë, pasi sot, portieri i talentuar shqiptar ka ndihmuar Italinë që të arrinte ne çerekfinalet e Kampionatit Botëror të kësaj grupmoshe.

Portieri i cili vendosi të braktiste Shqipërinë për të përfaqësuar Italinë pak ditë para kualifikueseve të para, u kthye në titullar në radhët e asaj skuadre duke arritur finalen e Europianit dhe tani me të ka siguruar një duel të jashtëzakonshëm çerekfinal ndaj Brazilit.

Pasi kaloi fazën në grupe, Italia ndeshej në 1/16 me Ekuadorin, sfidë në të cilën sulmuesit kundërshtarë vunë disa herë në vështirësi Mollën. Por ai ishte i pakalueshëm në ndërhyrjet e tij duke i dhënë siguri prapavijës. Në fund, dueli u vendos nga goli i Kristanio në minutën e 76-të, i mjaftueshëm për të prerë biletën mes 8 ekipeve më të mira në botë për këtë grupmoshë e për të siguruar që aventura e Mollës në Botëror të vazhdojë e pandërprerë. /vipsport.al/